ERDHA

-

Nga: Teuta FAZLIU

Shtëpia nuk më priti si dikur.

Kishte rënë në heshtje.

U mbyllën disa dyer, disa rrugë na u ndanë,

ata që dikur e mbushnin shtëpinë me zë,

u shpërndanë nëpër botë.

Sot jemi larg njëri-tjetrit.

Shtëpia e vjetër ka mbetur aty,

me kujtimet që nuk i merr dot asnjë largësi,

me zërat që koha nuk arrin t’i shuajë.

U rritën fëmijët, u zbrazën dhomat,

u ndërruan rrugët, u shpërndanë njerëzit.

E shumëçka që dikur ishte e zakonshme,

sot është kthyer në kujtim.

Por një gjë, Babush, nuk ndryshoi kurrë:

Mungesa jote!

Shtëpia nuk është më ajo që ishte,

sot duket e zbrazët.

E sa herë kthehem në Bujanoc,

e kuptoj se nuk më mungojnë vetëm muret e shtëpisë.

Më mungon familja ime,

ajo familje që dikur ishte bashkë

e që sot gjysmën e saj e kam larg, nëpër botë.

Më mungon koha, Babush…

Koha kur ti ishe aty,

kur shtëpia kishte zë,

kur oborri kishte jetë,

kur të gjithë ishim më afër njëri-tjetrit

dhe bota dukej shumë më e bukur.

Erdha, Babush…

Por sa shumë më mungon koha

kur të gjithë ishim aty!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

0
Nga: Lutfi Dervishi Ka kombe që identifikohen me fenë, të tjera me perandoritë, mbretërit apo pushtimet. Ne, të ndarë historikisht mes besimeve, sundimeve dhe kufijve,...