HomeAtdheuNËNTORI I FLAMURIT, LIRISË DHE PAQES

NËNTORI I FLAMURIT, LIRISË DHE PAQES

-

Elbasani – traditë, kulturë, bashkëjetesë dhe harmoni

Elbasan | 21 nëntor 2026 – Në kuadër të festimeve të Nëntorit, muajit të Flamurit dhe të Pavarësisë, Federata e Paqes Universale dhe Këshilli Rajonal i Paqes Elbasan, në bashkëpunim me Bashkinë Elbasan, organizuan në Teatrin “Skampa” veprimtarinë artistiko-kulturore me temë “Nëntori i Flamurit, Lirisë dhe Paqes – Elbasani, traditë, kulturë, bashkëjetesë dhe harmoni”.

Në këtë veprimtari morën pjesë rreth 120 personalitete të qytetit, Ambasadorë për Paqe, përfaqësues të institucioneve, miq dhe të ftuar të veçantë. Veprimtarinë e moderoi gazetari i mirënjohur z. Fatmir Popja, njëherazi Kryetar i Këshillit Rajonal të Paqes Elbasan. Të pranishmit i përshëndetën Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja; ish-Kryetari i Bashkisë Elbasan dhe ish-Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Prof. Dr. Ardian Turku; si dhe Kryetari i Federatës së Paqes Universale në Shqipëri, z. Defrim Methasani, i cili nderoi aktivitetin me prezencën e tij. Atmosferës festive dhe emocionale të veprimtarisë i dhanë një dimension të veçantë performancat artistike të grupit të valleve “ArtRevolution Dance”, nën drejtimin e koreografëve të mirënjohur Marigen Rama dhe Elton Alla, si dhe interpretimi i këngës “Moj e Bukura Arbëri” nga këngëtari i ri Arenc Abdiaj. Një moment i veçantë ishte ndarja e Certifikatave të Mirënjohjes nga Federata e Paqes Universale për Kryetarin e Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, dhe Prof. Dr. Ardian Turku, në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre ndër vite. Pas një prezantimi mbi misionin dhe veprimtarinë e Federatës së Paqes Universale, si dhe parimet e lëvizjes së Ambasadorëve për Paqe nga Sekretari i Përgjithshëm i FPU z. Gani Rroshi, momenti kulmor i veprimtarisë ishte nderimi i shtatë personaliteteve të Elbasanit me titullin “Ambasador për Paqe”, në vlerësim të kontributeve të tyre të çmuara në fusha të ndryshme të jetës shoqërore dhe në shërbim të komunitetit.

Personalitetet e nderuara ishin:

Prof. Dr. Elvira Fetahu – Rektore e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Artin Kovaçi – Drejtues i Përgjithshëm i Drejtorisë së Kulturës dhe Sportit, Elbasan.

Dr. Rezarta Saliu – Zëvendësdrejtore e Spitalit Rajonal Elbasan.

Elton Guranjaku – Drejtor Sportiv i AF Elbasani (2021–2026).

Ermira Zeneli – Drejtuese dhe mësuese me 25 vite përvojë në arsim.

Enea Jorgji – Gjyqtar ndërkombëtar i FIFA-s dhe UEFA-s.

Elton Alla – Koreograf dhe drejtues i “ArtRevolution Dance”.

Kjo veprimtari ishte një homazh për historinë, identitetin dhe vlerat kombëtare, por edhe një mesazh i fuqishëm se liria, bashkëjetesa, respekti dhe harmonia janë vlera universale që duhen kultivuar dhe përcjellë nga një brez në tjetrin, për të mos harruar se të gjithë jemi pjesë e të njëjtës familje njerëzore nën një Zot të vetëm. Përmes promovimit dhe vlerësimit të njerëzve që kontribuojnë për shoqërinë, Federata e Paqes Universale dhe Ambasadorët për Paqe vijojnë të ndërtojnë ura bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe solidariteti, në shërbim të një shoqërie më paqësore. Pamje nga veprimtaria artistiko-kulturore dhe ceremonia e nderimit të Ambasadorëve për Paqe.

FEDERATA E PAQES UNIVERSALE SHQIPËRI / Transmeton HALF24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi 82.9 milionë euro për skemat sociale në Kosovë gjatë tetorit,...

0
Pensionistët, familjet në nevojë, fëmijët, lehonat dhe kategoritë e dala nga lufta vazhdojnë të jenë ndër përfituesit kryesorë të skemave të mirëqenies sociale në...