
Salih Sefa, Ish-i burgosur politik – Bashkëveprimtar i çështjes kombëtare
Pra JAKUPI, i njohur si Baci Jakup është:
Një burrë i qetë, me mendjen e një intelektuali, me shpirtin e një atdhetari dhe me vendosmërinë e një shkëmbi që nuk e lëkundin as furtunat më të egra.
Një njeri që kurrë nuk pati nevojë ta ngrinte zërin për të dëshmuar madhështinë e karakterit të tij, sepse pesha e fjalës së tij buron nga urtësia, ndërgjegjja, dinjiteti dhe besnikëria e palëkundur ndaj atdheut.
Unë,për jetën e Bacit Jakup do ta ndaj në tri shtylla madhore të historisë sonë kombëtare:
QËNDRESA,
ÇLIRIMI DHE SHTETFORMIMI I KOSOVËS!
Tri periudha historike, tri përgjegjësi të mëdha dhe një ideal i pandryshuar: LIRIA E KOSOVËS!
1.Kur atdheu kishte nevojë për mësuesin, ai qëndroi pranë nxënësve, duke u mësuar jo vetëm shkronjat e dijes, por edhe alfabetin e dashurisë për atdheun.
2.Kur studentët u ngritën për të kërkuar liri, dinjitet dhe të drejta kombëtare, Jakupi e la ditarin e mësuesit dhe iu bashkua rrugës së qëndresës, ndonëse e dinte se ajo rrugë mund ta çonte drejt qelive të burgut.
3.Kur erdhi koha që një burrë të qëndronte pranë familjes, bashkëshortes, fëmijëve dhe njerëzve të tij më të dashur, Jakup Krasniqi bëri një tjetër zgjedhje të madhe.
Ai veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në ballë barte tri shkronjat e arta UÇK!
Pse hapat jetsorë të Jakupit anonin aty ku ka rrezik dhe aty kur jeta vështirësohet dhe nuk i dihej fundi?
Sepse,për Jakupin, familja nuk përfundonte te pragu i shtëpisë.
Familja e tij e madhe ishte vetë KOSOVA!
Pra rrugëtimi i Feniksit të pathyeshëm vijon!
Nga klasat e mësimt, tek qelitë e burgut!
Nga qëndresa politike,te lufta çlirimtare, e nga lufta çlirimtare,te institucionet e Republikës!
Jakup Krasniqi mbeti një nga personalitetet që dhanë kontribut të pa kontestueshëm në themelet e shtetit të Kosovës.
I DASHUR BACI JAKUP!
Sot po të drejtohem jo vetëm si bashkëkombës, jo vetëm si bashkëvuajtës i një periudhe të rëndë historike, jo edhe pse njihemi gjatë por edhe si një njeri që e njeh çmimin e lirisë, peshën e prangave dhe dhembjen që shkakton padrejtësia.
Po të drejtohem me dhembje në shpirt, por edhe me krenari në zemër!
Sepse ajo që po përjetoni ti dhe familja jote nuk mund të shihet vetëm përmes shkronjave të ftohta të një procesi aspak juridik por i ngjyrosur me ngjyra politike e këto ngjyra jan huazuar nga Serbia e Rusia!!!
Kjo padrejtësi dënimi, pa as edhe një fakt të vetëm,rëndon jo vetëm Bacin Jakup sepse:
Pas emrit të tij, qëndron një familje që pret, shpreson në drejtësi dhe po vuan nga padrejtësia!
Qëndron bashkëshortja e nderuara znj.Sevdije, e cila, krahas shqetësimeve shëndetësore, bart edhe peshën e rëndë të mungesës së drejtësisë!
Qëndrojnë fëmijët, të cilëve u mungon prania, këshilla dhe përqafimi i babait.
Qëndrojnë nipat dhe mbesat, që presin ngrohtësinë e gjyshit, buzëqeshjen dhe dorën e tij mbi kokat e tyre.
Qëndrojnë vëllezërit, familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët, të cilët e dinë sa e shtrenjtë është liria !
Dhe sot, kur nga Prishtina vijnë zëra e pamje rrënqethëse pyes:
Përse duhet të cenohet dinjiteti i një burri që një jetë të tërë e kaloi në sakrificë dhe kurrë nuk kërkoj hakmarrje!
Përse duhet të rëndohet edhe më shumë dhembja e një familjeje që ka dhënë kaq shumë për Kosovën?
Përse duhet të vihet sërish në provë qëndresa e një njeriu që nuk u përkul as përpara burgjeve dhe as përpara stuhive më të egra të historisë sonë?
BACI JAKUP!
Ata që të njohin e dinë se ti nuk je një degë që thyhet nga era!
Ti je një trung i lashtë, i fortë dhe krenar!
Një trung i rritur në tokën e përgjakur të Drenicës dhe Kosovës,i kalitur nga furtunat e historisë dhe i mbajtur në këmbë nga rrënjët e një ideali të madh.
TI JE NJË TRUNG QË I KA RRËNJËT SHTATË KATE,BRENDA TOKËS ARBNORE!
Dhe këto nuk janë rrënjë të zakonshme!
Janë rrënjë që maten edhe me thellësinë e tokës, por edhe me peshën e historisë!
1.NË KATIN E PARË, i ke rrënjët te familja jote drenicare, që të rriti mes vështirësive, por me nder, besë, dinjitet dhe dashuri për atdheun.
2.NË KATIN E DYTË, i ke rrënjët te nxënësit e tu, të cilëve u mësove se dija është dritë, ndërsa dashuria për atdheun është përgjegjësi dhe amanet.
3.NË KATIN E TRETË, i ke rrënjët te studentët dhe demonstruesit, te brezi që u ngrit kundër padrejtësisë dhe kërkoi liri, barazi e dinjitet kombëtar.
4.NË KATIN E KATËRT, i ke rrënjët te burgjet dhe qelitë e errëta, ku u sprovua trupi, por nuk u mposht shpirti; ku u kufizua liria, por nuk u burgos bindja!Ku perdor Izolimi për të të izoliar e ti u bashkove me mijëra bashkveprimtarë të tjerë!
5.NË KATIN E PESTË, i ke rrënjët te luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilët ndave idealin, rrezikun, sakrificën, shpresën dhe krenarinë e çlirimit.
6.NË KATIN E GJASHTË, i ke rrënjët te themelet e Republikës së Kosovës, te institucionet e saj dhe te përpjekjet për ndërtimin e shtetit të pavarur, ku edhe ke gjurmët tuja historike!
7.DHE NË KATIN E SHTATË, BACI JAKUP, TI KE RRËNJËT TEK POPULLI YT!
Te kujtesa e tij!
Te historia e tij!
Te sakrificat e tij!
Te dashuria për Kosovën dhe Shqiptarinë!
DHE KJO ËSHTË RRËNJA MË E THELLË, MË E FORTË DHE MË E PASHKULSHME!
Sepse një trung mund ta godasin rrufetë!
Mund t’ia thyejnë degët!
Mund t’ia rrëzojnë gjethet!
Mund ta përplasin furtunat!
POR TRUNGUN NUK MUND TA SHKULIN, KUR RRËNJËT I KA SHTATË KATE BRENDA NË TOKËN ARBNORE!
DHE AI TRUNG E KA EMRIN:
JAKUP KRASNIQI!
ME RESPEKT TË PAKUFISHËM, BACI JAKUP KRASNIQI!
Salih Sefa
Ish-i burgosur politik
Bashkëveprimtar i çështjes kombëtare









