HomeArsimiProf. Dr. Ylber Sela nga Berlini uron UEJL-në për 25-vjetorin: Një çerek...

Prof. Dr. Ylber Sela nga Berlini uron UEJL-në për 25-vjetorin: Një çerek shekulli në shërbim të dijes dhe vlerave evropiane

-

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), më 20 nëntor 2026, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Federale të Gjermanisë, Prof. Dr. Ylber Sela, ka përcjellë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për drejtuesit e universitetit, rektorin, profesorët, stafin akademik e administrativ, studentët dhe alumni. Në mesazhin e tij, ambasadori Sela ka theksuar rëndësinë e këtij jubileu, duke e cilësuar 25-vjetorin si një moment të veçantë për universitetin dhe për të gjithë ata që kanë kontribuar në zhvillimin e tij.

Ai ka shprehur urimet më të sinqerta dhe të përzemërta, duke vënë në pah edhe lidhjen e tij personale dhe akademike me këtë institucion të arsimit të lartë.

„Për mua personalisht, ky 25-vjetor ka një domethënie të thellë. Karriera ime akademike filloi pikërisht në UEJL — madje, ishte ky universitet që u bë shkak dhe motiv i kthimit tim nga Vjena, për të dhënë kontributin tim në ndërtimin e një institucioni modern evropian në vendlindje. Të shoh sot rritjen, pjekurinë dhe suksesin e kësaj vatre të dijes, më mbush me krenari të veçantë“, ka theksuar Prof. Dr. Ylber Sela.

Më tej, ai ka vlerësuar se gjatë këtyre 25 viteve, UEJL është dëshmuar si një shtyllë e arsimit cilësor, kërkimit shkencor dhe vlerave evropiane në rajon, duke formuar gjenerata të tëra profesionistësh që sot e nderojnë universitetin dhe vendin kudo në botë.

Nga Berlini, ambasadori Sela ka rikonfirmuar gjithashtu përkushtimin dhe mbështetjen e tij të plotë për thellimin e mëtejshëm të urave të bashkëpunimit akademik dhe shkencor ndërmjet UEJL-së dhe universiteteve gjermane e evropiane.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, Prof. Dr. Ylber Sela ka përcjellë urimet për këtë jubile të rëndësishëm, duke i dëshiruar universitetit suksese të vazhdueshme dhe një rrugëtim të mbarë drejt arritjeve të reja.

„Gëzuar 25-vjetorin, Universiteti i Evropës Juglindore! Suksese të vazhdueshme dhe rrugëtim të mbarë drejt arritjeve të reja!“, ka përfunduar mesazhin e tij ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Gjermani, Prof. Dr. Ylber Sela./HALF24.ch


https://www.facebook.com/

Të nderuar drejtues të Universitetit, Rektor, profesorë, staf akademik e administrativ, të dashur studentë dhe alumni,

Sot, më 20 nëntor 2026, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) shënon një jubile të rëndësishëm — një çerek shekulli nga themelimi i tij. Me këtë rast të veçantë, kam kënaqësinë dhe emocionin e madh t’ju përcjell urimet e mia më të sinqerta dhe të përzemërta.

Për mua personalisht, ky 25-vjetor ka një domethënie të thellë. Karriera ime akademike filloi pikërisht në UEJL — madje, ishte ky universitet që u bë shkak dhe motiv i kthimit tim nga Vjena, për të dhënë kontributin tim në ndërtimin e një institucioni modern evropian në vendlindje. Të shoh sot rritjen, pjekurinë dhe suksesin e kësaj vatre të dijes, më mbush me krenari të veçantë.

Gjatë këtyre 25 viteve, UEJL është dëshmuar si një shtyllë e arsimit cilësor, kërkimit shkencor dhe vlerave evropiane në rajon, duke formuar gjenerata të tëra profesionistësh që sot na nderojnë kudo në botë.

Nga Berlini, rikonfirmoj përkushtimin dhe mbështetjen time të plotë për thellimin e mëtejshëm të urave të bashkëpunimit akademik dhe shkencor mes UEJL-së dhe universiteteve gjermane e evropiane.

Gëzuar 25-vjetorin, Universiteti i Evropës Juglindore!

Suksese të vazhdueshme dhe rrugëtim të mbarë drejt arritjeve të reja!

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,

Prof. Dr. Ylber Sela

Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Federale të Gjermanisë

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasada e Kosovës në Sofje shënon 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit,...

0
Gjuha shqipe, historia dhe identiteti kombëtar në qendër të një aktiviteti kulturor dhe akademik në Bullgari. Ambasadori Haxhi Bajraktari vlerësoi studentët bullgarë që studiojnë...