HomeAtdheu16 ekspertë të rinj gjyqësorë licencohen në Kosovë, betohen para Ministrisë së...

16 ekspertë të rinj gjyqësorë licencohen në Kosovë, betohen para Ministrisë së Drejtësisë

-

Gjashtëmbëdhjetë ekspertë të rinj gjyqësorë janë licencuar në Kosovë, duke i dhënë një kontribut të ri fuqizimit të kapaciteteve profesionale dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila njoftoi se 16 ekspertët e rinj janë betuar në një ceremoni zyrtare të organizuar sot në objektin e Ministrisë së Drejtësisë.

Me këtë betim, ekspertët kanë marrë zyrtarisht përgjegjësitë dhe detyrimet e përcaktuara me ligj për ushtrimin e profesionit të ekspertit gjyqësor, një rol me rëndësi të veçantë në proceset gjyqësore dhe në administrimin e drejtësisë.

Ministrja Gërvalla, me këtë rast, ka theksuar se ekspertiza profesionale përbën një element të rëndësishëm në ndriçimin e çështjeve gjyqësore dhe në sigurimin e një procesi të drejtë e të paanshëm.

„Në drejtësi, çdo fakt ka peshë. Çdo ekspertizë mbart përgjegjësi. Prandaj, pavarësia, paanshmëria dhe integriteti i ekspertit nuk janë çështje zgjedhjeje, por detyrim i patjetërsueshëm“, ka deklaruar Gërvalla.

Ajo u ka uruar suksese ekspertëve të rinj në angazhimin e tyre profesional, duke shprehur pritjen që ata të vënë në shërbim të drejtësisë dijen, përvojën dhe integritetin e tyre profesional. Licencimi i 16 ekspertëve të rinj paraqet një hap të rëndësishëm në zgjerimin e kapaciteteve profesionale të sistemit të drejtësisë në Kosovë, ku paanshmëria, profesionalizmi dhe përgjegjësia mbeten parime thelbësore për ndërtimin e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...