HomeDiasporaKosova dhe Turqia synojnë thellimin e partneritetit strategjik, Ahmeti zhvillon konsultime politike...

Kosova dhe Turqia synojnë thellimin e partneritetit strategjik, Ahmeti zhvillon konsultime politike në Ankara

-

Në fokus të takimit ndërmjet zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe homologut të tij turk, Kemal Mehmet Bozay, ishin marrëveshjet në fushën e mbrojtjes, sigurisë, arsimit dhe turizmit, si dhe forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

ANKARA – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, ka zhvilluar konsultime politike në Ankara me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Kemal Mehmet Bozay, ku në qendër të diskutimeve ishte avancimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe thellimi i partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, të dy zëvendësministrat diskutuan për marrëveshjet që aktualisht janë në proces, duke u ndalur veçanërisht te fushat e mbrojtjes, sigurisë, arsimit dhe turizmit. Këto fusha u trajtuan si prioritete të rëndësishme për zgjerimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e mundësive të reja për partneritet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Një pjesë e rëndësishme e konsultimeve iu kushtua edhe zhvillimeve të fundit politike dhe të sigurisë në rajon dhe në nivel global. Në këtë kontekst, palët shkëmbyen pikëpamje për rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në funksion të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, në takim u diskutua gjithashtu për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, avancimin e procesit të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe përpjekjet për integrimin në strukturat euroatlantike.

Konsultimet politike në Ankara vijnë në kuadër të angazhimeve për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, të cilat synojnë të konkretizohen përmes marrëveshjeve të reja dhe intensifikimit të dialogut politik. Në përfundim të takimit, u konfirmua vullneti i përbashkët për vazhdimin e konsultimeve dhe thellimin e bashkëpunimit në sektorët me rëndësi strategjike për të dy shtetet.

Bashkëpunimi Kosovë–Turqi mbetet i orientuar drejt zgjerimit të marrëdhënieve politike, ekonomike, të sigurisë dhe arsimore, si dhe mbështetjes së proceseve të integrimit ndërkombëtar të Kosovës./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi