Bashkatdhetarë të dashur, mos harroni! Rezervojeni datën 28 nëntor 2026 dhe bëhuni pjesë e familjes së Ansamblit “Trojet” në Winterthur. Ju premtojmë një mbrëmje të mrekullueshme, me këngë, valle, traditë dhe atmosferë të ngrohtë shqiptare!
E dimë se në këto ditë ka shumë manifestime festive, por ne ju ftojmë që këtë datë ta rezervoni edhe për familjen tonë artistike, për familjen e Ansamblit “Trojet”, ku do të festojmë së bashku sikur të ishim të gjithë një familje e madhe shqiptare. Ansambli “Trojet” ka përgatitur një program të pasur artistik, ku rinia jonë, përmes këngëve dhe valleve shqipe, do t’ju dhurojë emocione, argëtim dhe krenari kombëtare. Tingujt e lahutës, çiftelisë dhe ritmet e valleve tona do të na rikthejnë te rrënjët, tradita dhe kujtimet më të bukura të atdheut. Më 28 Nëntor do të festojmë Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, do të kujtojmë daljen publike të UÇK-së dhe do të nderojmë ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Të dashur bashkatdhetarë, ejani me familjet tuaja!
Mos e lini këtë mbrëmje vetëm si një datë në kalendar. Ejani të takohemi, të këndojmë, të vallëzojmë, të kujtojmë dhe të festojmë së bashku. Do të jeni mysafirët tanë të nderuar dhe ne do t’ju presim me mikpritjen më të ngrohtë shqiptare dhe me ushqime tradicionale.
Të dhënat e manifestimit
- Data: 28 nëntor 2026
- Vendi: Hotel Zentrum Töss, Winterthur
- Dyert hapen: 18:30
- Fillimi i programit: 19:00
- Hyrja: Falas
Sponsor kryesor:
Spitex WintiCare
Blerta Malsori · 41 76 246 04 44
Sponsor medial
Emocione, argëtim dhe krenari kombëtare. Tingujt e lahutës, çiftelisë dhe ritmet e valleve tona do të na rikthejnë te rrënjët, tradita dhe kujtimet më të bukura të atdheut. Më 28 Nëntor do të festojmë Ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shqipërisë, do të kujtojmë daljen publike të UÇK-së dhe do të nderojmë ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Të dashur bashkatdhetarë, ejani me familjet tuaja!
Mos e lini këtë mbrëmje vetëm si një datë në kalendar. Ejani të takohemi, të këndojmë, të vallëzojmë, të kujtojmë dhe të festojmë së bashku. Do të jeni mysafirët tanë të nderuar dhe ne do t’ju presim me mikpritjen më të ngrohtë shqiptare dhe me ushqime tradicionale.
Të dhënat e manifestimit
- Data: 28 nëntor 2026
- Vendi: Hotel Zentrum Töss, Winterthur
- Dyert hapen: 18:30
- Fillimi i programit: 19:00
- Hyrja: Falas
Një zë, një flamur, një komb!
Ansambli “Trojet” ju mirëpret me familje. Ejani të festojmë së bashku, sepse kur bashkohemi rreth flamurit, këngës dhe traditës, bëhemi një familje e madhe shqiptare! Mos harroni, po afrohet 28 Nëntori! Ju presim në familjen tonë! /Komisioni për Inforim, përcjell HALF24.ch









