HomeArsimiMësim praktik në Laboratorin e Kriminalistikës

Mësim praktik në Laboratorin e Kriminalistikës

-

Sot, studentët e Fakultetit Juridik nga Kampusi në Shkup, të cilët ndjekin lëndën “Hyrje në Kriminalistikë”, realizuan një aktivitet praktik në Laboratorin e Kriminalistikës në Tetovë, nën udhëheqjen e prof. Blerta Ahmedi.

Tema e aktivitetit ishte “Keqyrja e vendit të ngjarjes dhe Identifikimi, fotografimi dhe daktiloskopimi i personit të dyshuar” . Gjatë ushtrimeve, studentët praktikuan keqyrjen dhe fotografimin e vendit të ngjarjes, daktiloskopimin e të dyshuarit, njohjen me procedurat e marrjes së mostrave për analizën e ADN-së, si dhe evidentimin dhe ekzaminimin e gjurmëve dhe provave materiale.

Përmes këtij aktiviteti, studentët patën mundësi të zbatojnë njohuritë teorike në situata të simuluara praktike dhe të njihen nga afër me metodat e punës kriminalistike.

Teoria në shërbim të praktikës!/UEJL/HALF24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

TRADITA, KULTURA DHE VLERAT E ZONËS SË VAKËFEVE – NJË TRASHËGIMI...

0
Vithkuq, Korçë | 17 nëntor 2026 - Federata e Paqes Universale Shqipëri dhe Këshilli Rajonal i Paqes Korçë organizuan në Vithkuq një veprimtari historiko-kulturore,...