HomeSportiDy goditje të rënda për Bajernin, Harri Kejn operohet dhe pritet të...

Dy goditje të rënda për Bajernin, Harri Kejn operohet dhe pritet të mungojë deri në fund të janarit

-

Barazimi 1-1 ndaj Këlnit në “Allianz Arena” ishte shqetësimi më i vogël për kampionët e Gjermanisë. Bajerni humbi për shkak të dëmtimeve dy yje të rëndësishëm, Herri Kejn dhe Majkëll Olise.

Një fundjavë me kosto të lartë për Bajernin e Mynihut. Përtej barazimit zhgënjyes 1-1 në shtëpi ndaj Këlnit, kampionët gjermanë morën dy goditje të rëndësishme në aspektin e kontingjentit, pasi sulmuesi anglez Herri Kejn dhe ylli francez Majkëll Olise pësuan dëmtime. Shqetësimi më i madh lidhet me Kejnin, i cili fillimisht nuk e kuptoi seriozitetin e dëmtimit dhe vazhdoi të luante edhe për disa minuta. Megjithatë, gjendja e tij e detyroi të largohej nga fusha, me ndihmën e bashkëlojtarëve. Sipas informacioneve të raportuara nga mediat dhe burimeve pranë klubit bavarez, sulmuesi anglez iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe pritet të qëndrojë jashtë fushave deri në fund të janarit. Një mungesë e ndjeshme për Bajernin, që humbet përkohësisht një prej lojtarëve më vendimtarë në repartin ofensiv.

Edhe Majkëll Olise u detyrua të largohej nga loja pas një problemi fizik, por lajmet për futbollistin francez janë më pozitive. Dëmtimi i tij nuk konsiderohet serioz dhe pritet që ai të rikthehet në dispozicion të skuadrës brenda një kohe të shkurtër.

Sa i përket ndeshjes, Bajerni nuk arriti të shfrytëzonte epërsinë e fushës dhe mbështetjen e tifozëve në “Allianz Arena”. Këlni kaloi në avantazh në minutën e 12-të, me golin e anglezit Mur, ndërsa bavarezët reaguan dhe barazuan në minutën e 37-të.

Pavarësisht rasteve të krijuara dhe epërsisë në lojë, vendasit nuk arritën të siguronin fitoren. Madje, Këlni regjistroi katër gjuajtje në kuadratin e portës, kundrejt vetëm dy të Bajernit.

Barazimi 1-1 nuk e vë seriozisht në pikëpyetje objektivin e bavarezëve për mbrojtjen e titullit, ndonëse konkurrenca me Borusinë e Dortmundit mbetet e fortë. Megjithatë, humbja e përkohshme e dy futbollistëve të rëndësishëm është një shqetësim shumë më i madh për trajnerin dhe planet e skuadrës në javët e ardhshme.

Për Bajernin, sfida tashmë nuk është vetëm vazhdimi i garës për titull, por edhe rikuperimi i sa më shpejtë i forcave kryesore për pjesën vendimtare të sezonit.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Bota dështon të bashkohet për klimën: COP31 mbyllet pa marrëveshje në...

0
Përplasjet për naftën, gazin dhe qymyrin bllokojnë negociatat klimatike në Antalia. OKB-ja paralajmëron se shkenca nuk pret, ndërsa angazhimet e qeverive mbeten larg urgjencës...