HomeSportiMbrëmje e hidhur për Shaqirin dhe Baselin, Luzerni triumfon në “shtëpinë” e...

Mbrëmje e hidhur për Shaqirin dhe Baselin, Luzerni triumfon në “shtëpinë” e kampionëve

-

Baseli zhgënjen tifozët e vet dhe pëson humbje 0:2. Kapiteni Xherdan Shaqiri luajti vetëm 45 minuta, ndërsa Luzerni arkëtoi tri pikë të rëndësishme.

Baseli dhe kapiteni i tij, Xherdan Shaqiri, kanë përjetuar një mbrëmje zhgënjyese në kampionatin zviceran të futbollit. Skuadra e Baselit është mposhtur para tifozëve të vet nga Luzerni me rezultat 0:2, në takimin e vlefshëm për javën e 14-të të Superligës zvicerane. Pritjet ishin më të mëdha nga vendasit, por Baseli nuk arriti të shfrytëzonte përparësinë e terrenit dhe të impononte lojën e tij. As kapiteni Xherdan Shaqiri nuk arriti të linte gjurmën e dëshiruar në këtë përballje. Reprezentuesi shqiptar pati një mundësi të mirë shënimi në minutën e 11-të, mirëpo goditja e tij u ndal nga një futbollist kundërshtar. Kjo mbeti një nga rastet më të mira të Shaqirit në pjesën e parë. Goditjen e parë serioze Baseli e mori në minutën e 39-të, kur Tshikomb realizoi për Luzernin dhe kaloi mysafirët në epërsi 0:1.

Për kapitenin Shaqiri, paraqitja përfundoi pas 45 minutave, pasi trajneri vendosi ta zëvendësonte në pushimin mes dy pjesëve. Ndërkohë, Luzerni vazhdoi të ruante epërsinë dhe në minutën e 86-të Fernandes vulosi fitoren 0:2. Kështu, Baseli pësoi një tjetër goditje në kampionat, ndërsa Luzerni u largua me tri pikë të vlefshme nga kjo përballje. Pas javës së 14-të, Luzerni renditet në pozitën e shtatë me 16 pikë, ndërsa Baseli gjendet një shkallë më poshtë, në vendin e tetë me 15 pikë. Një humbje që sigurisht lë shije të hidhur te tifozët e Baselit, të cilët presin shumë më tepër nga skuadra e tyre, sidomos kur luan në shtëpi./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Spektakël në “Camp Nou”, Barcelona përmbys Villarrealin dhe fiton 3:2!

0
Katalanasit rikthehen nga disavantazhi prej dy golash, shënojnë tri herë dhe forcojnë pozitën e parë në La Liga. Barcelona ka regjistruar një fitore dramatike dhe...