HomeKultura22 NËNTORI – FESTË E SHKRONJAVE SHQIPE

22 NËNTORI – FESTË E SHKRONJAVE SHQIPE

-

Nga: Bajrram Ibrahimaj

Në Manastir u mblodhën burrat

me mendje t’ndritshme, me zemër zjarr

për gjuhën shqipe dhanë besën

që t’na mbetet në histori si një thesar.

Njëzet e dy Nëntor, ditë krenarie

ditë e shenjtë për kombin shqiptar

një alfabet, një gjuhë, një zemër

një amanet për gjithë popullin n’mbarë.

Fishta, Mjeda, Gurakuqi

Mitat Frashëri, burra të rrallë

me penë e dije i dolën zot

gjuhën shqipe ta ruajm mbarë.

Në Manastir u ndez një dritë

që ndër shekuj s’ka me u shue

shkronjat shqipe, si rreze dielli

në çdo zemër kanë me u lexue.

Me këto shkronja shkruajmë historinë

mallin, këngën e dashurinë

se nëna e ka vetëm një gjuhë

shqip të flitet e shqip me jetu.

Në çdo abetare rron një amanet

në çdo varg rron një krenari

mos ta harrojmë gjuhën e të parëve

se ajo është rrënjë për shqiptari.

Le të jehojë sot kjo festë

në çdo vatër, në çdo shtëpi

të flasim shqip në dhe të huaj

gjuhën shqipe dua ta ruaj .

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidenti Bajram Begaj feston Ditën e Alfabetit me Shoqatën “Tomorri”, vlerëson...

0
120-vjetori i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Tomorri” u shënua në një datë me simbolikë të veçantë kombëtare, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Presidenti...