HomeAktualitetiZbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

Zbulohen 176 bomba të Luftës së Dytë Botërore në një park fëmijësh

-

Një total prej 176 bombash të Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar në parkun e lojërave Scotts Park, Wooler në Angli, gjatë gërmimeve për ndërtimin e një parku të ri. Dyshohet se zona ka shërbyer si fushë stërvitjeje për Gardën Kombëtare dhe municionet janë groposur pas luftës.

Punëtorët zbuluan një objekt të dyshimtë, i cili u konfirmua më vonë si një bombë. Pas kësaj, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi një inspektim të plotë, ku u zbuluan edhe 175 bomba të tjera.

Ekspertët treguan se bombat nuk ishin aktive, por përmbanin ende ngarkesë të rrezikshme. “Është e pabesueshme që fëmijët kanë luajtur mbi to për kaq shumë vite”, tha këshilltari Mark Mather.

Gërmimet do të vazhdojnë deri në mes të shkurtit. Kostot e largimit të municioneve do të mbulohen nga Këshilli i Qarkut të Northumberland, pasi ushtria nuk pranoi të ndihmonte. “Ishte zhgënjyese të mos kishim mbështetjen e tyre, por të paktën parku nuk do të humbasë”, shtoi Mather, njofton oranews.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

22 NËNTORI – FESTË E SHKRONJAVE SHQIPE

0
Nga: Bajrram Ibrahimaj Në Manastir u mblodhën burrat me mendje t’ndritshme, me zemër zjarr për gjuhën shqipe dhanë besën që t’na mbetet në histori si një thesar. Njëzet e...