HomeDiasporaRAMA NË BERLIN, PJESË E TAKIMIT TË NIVELIT TË LARTË TË “KOALICIONIT...

RAMA NË BERLIN, PJESË E TAKIMIT TË NIVELIT TË LARTË TË “KOALICIONIT TË VULLNETMIRËVE”

-

Berlin, 19 nëntor 2026 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet këtë të mërkurë në Berlin, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing), me ftesë të kancelarit federal gjerman, Friedrich Merz.

Takimi do të mbahet në ambientet e Kancelarisë Federale Gjermane dhe do të mbledhë përfaqësues të nivelit të lartë nga vende të ndryshme, me synimin për të diskutuar çështje me rëndësi strategjike për të ardhmen e Evropës, veçanërisht sigurinë, paqen dhe stabilitetin në kontinent.

Pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar në këtë tryezë ndërkombëtare vjen në kuadër të angazhimit të Shqipërisë në çështjet që lidhen me sigurinë evropiane dhe bashkëpunimin ndërmjet partnerëve ndërkombëtarë.

Ftesa nga kancelari gjerman Friedrich Merz dhe prania e Edi Ramës në këtë takim të nivelit të lartë dëshmojnë rëndësinë e dialogut politik dhe koordinimit ndërmjet vendeve partnere përballë sfidave të përbashkëta të sigurisë.

Për Shqipërinë, pjesëmarrja në këtë forum përfaqëson një tjetër angazhim në diskutimet për paqen dhe stabilitetin evropian, si dhe riafirmon pozicionimin e saj si partnere e besueshme në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Takimi në Berlin pritet të shërbejë si një mundësi për shkëmbimin e qëndrimeve dhe forcimin e koordinimit politik e diplomatik mbi çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë dhe të ardhmen e Evropës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

MOS HARRONI, PO AFROHET 28 NËNTORI! ANSAMBLI “TROJET” JU PRET NË...

0
Bashkatdhetarë të dashur, mos harroni! Rezervojeni datën 28 nëntor 2026 dhe bëhuni pjesë e familjes së Ansamblit “Trojet” në Winterthur. Ju premtojmë një mbrëmje...