HomeAktualitetiPresidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin Donald Trump

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin Donald Trump

-

Përmes një  postimi në “X”, të hënën, Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të punojë më Trump.

Në një letër drejtuar tij, Osmani tha se pret që me administratën Trump të forcohen marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Presidentja ka uruar edhe zëvendëspresidentin, JD Vance.

“Kosova është e gatshme të punojë me ju, Zëvendës Presidente JDVance dhe administratën tuaj për të forcuar marrëdhëniet tona të veçanta, për të promovuar vlerat tona të përbashkëta të lirisë dhe për të adresuar sfidat e kohës sonë. Në emër të popullit të Kosovës ju uroj suksese të mëdha”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë. Presidentja Osmani po ashtu,  e ka përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi dhe angazhimin për njohjen reciproke nën administratën Trump.

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

0
22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga datat më të rëndësishme në historinë kombëtare, që përkujton përfundimin e punimeve të...