HomeAtdheuPresidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke e cilësuar atë si një fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kreu i shtetit theksoi se ky rezultat duhet të përkthehet në më shumë të drejta për shqiptarët dhe në dhënien fund të diskriminimit ndaj tyre.

“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik”, shkruan Begaj. Presidenti e vendosi theksin te hapat që duhet të pasojnë këtë fitore, duke kërkuar që rezultati të sjellë përmirësime konkrete në respektimin e të drejtave dhe garantimin e barazisë.

“Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit. Shumë urime!”, përfundoi mesazhin kreu i shtetit./BW

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ilmi Tahiri nderohet në Göteborg, Shoqata „Arbëria” feston trevjetorin e themelimit

0
Shoqata „Arbëria” në Göteborg të Suedisë ka shënuar trevjetorin e themelimit, në një atmosferë festive, me përkushtim ndaj kulturës, traditës dhe gjuhës shqipe. Në...

ERDHA