HomeDiasporaKryeministri Kurti takon një grup investitorësh në Davos

Kryeministri Kurti takon një grup investitorësh në Davos

-

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, në Shtëpinë e Kosovës (House of Kosova), e filloi qëndrimin e tij në Zvicër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjersa takoi një grup investitorësh strategjikë. Në takim kryeministri shoqërohej nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, takimi ishte i fokusuar në investimet në energji e ku kryeministri theksoi se Kosova po investon në vazhdimësi, që të arrijmë sa më shumë pavarësi e siguri energjetike.

“Shtoi se Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031, është thelbësore dhe qëndron si pikë kyçe e avancimit energjetik të vendit dhe tranzicionit të drejtë, drejt energjisë së ripërtërishme”, thuhet në njoftim. Tutje theksohet se kryeministri Kurti i ftoi grupin e investitorëve që të investojnë në Kosovë e të shfrytëzojnë kushtet e favorshme për investim e veçanërisht në sektorin e energjisë, që mbetet sektor kyç për zhvillimin e vendit, njofton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ilmi Tahiri nderohet në Göteborg, Shoqata „Arbëria” feston trevjetorin e themelimit

0
Shoqata „Arbëria” në Göteborg të Suedisë ka shënuar trevjetorin e themelimit, në një atmosferë festive, me përkushtim ndaj kulturës, traditës dhe gjuhës shqipe. Në...

ERDHA