HomeAtdheuSot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

-

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet në Kosovë. Ky proces do të zhvillohet në koordinim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog dhe me përfaqësuesit e komunitetit serb. Dje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë një konference për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se ligjet do të zbatohen pa penguar ofrimin e shërbimeve bazike, por gjithashtu do të eliminojnë mekanizmat ilegalë që financohen nga Serbia.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka përshëndetur angazhimin e Kosovës për zbatimin e ligjeve dhe ka vlerësuar përpjekjet për integrimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore brenda kuadrit ligjor të vendit.

Ndërkaq, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, konfirmoi se ka dakordim për nisjen e regjistrimit të serbëve të Kosovës dhe për dhënien e lejeve të qëndrimit të përkohshëm./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

0
Nga: Lutfi Dervishi Ka kombe që identifikohen me fenë, të tjera me perandoritë, mbretërit apo pushtimet. Ne, të ndarë historikisht mes besimeve, sundimeve dhe kufijve,...