HomeAtdheuHaxhiu: Do të jem sërish unë emri i propozuar për kryekuvendare

Haxhiu: Do të jem sërish unë emri i propozuar për kryekuvendare

-

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se do të jetë sërish emri i propozuar nga Vetëvendosje për pozitën e kryetares së Kuvendit, pavarësisht se ka dështuar dy herë të marrë votat e nevojshme në seancat e fundit parlamentare.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Haxhiu tha se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin.

Haxhiu konfirmoi se edhe në seancën e ardhshme, Vetëvendosje do të propozojë të njëjtin emër – atë të sajin.

Në dy votimet e mbajtura deri tani, Haxhiu ka marrë nga 57 vota, katër më pak se numri i nevojshëm për ta siguruar pozitën. Ndërkaq, Nisma Socialdemokrate nuk e ka mbështetur kandidaturën e saj./Tel

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

22 NËNTORI – FESTË E SHKRONJAVE SHQIPE

0
Nga: Bajrram Ibrahimaj Në Manastir u mblodhën burrat me mendje t’ndritshme, me zemër zjarr për gjuhën shqipe dhanë besën që t’na mbetet në histori si një thesar. Njëzet e...