HomeDiasporaLuboja dhe Bashkatdhetarët e Tjerë Kryejnë Detyrën Qytetare në Cyrih

Luboja dhe Bashkatdhetarët e Tjerë Kryejnë Detyrën Qytetare në Cyrih

-

27.12.2025 – Zürich: Krenaria e qytetarisë në Konsullatën e Kosovës

Sot, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, unë përmbusha obligimin tim qytetar duke marrë pjesë në procesin e votimit. Ishte një kënaqësi e veçantë të takoja shumë bashkatdhetarë, të cilët ndajnë të njëjtin dashamirësi dhe përkushtim ndaj atdheut. Një falënderim i veçantë shkon për Shefin e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, dhe gjithë stafin për organizimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e ngrohtë që na ofruan.

Edhe atdhetari i njohur, Daut Luboja, që jeton dhe vepron me familje në Cyrih ndau me krenari disa fotografi me familjarët dhe miqtë e tij, duke shprehur lumturinë për të dhënë votën e lirë, bashkë me bashkëshorten e tij. Në një deklaratë për HelveticalForum, ai theksoi ndër të tjera se është një nder i madh të kontribuosh në të ardhmen e Kosovës përmes votës. Ky moment është një kujtesë e fuqishme se, pavarësisht vendndodhjes, dashuria për vendin dhe detyra qytetare mbeten vlera të shenjta që lidhin çdo qytetar me atdheun e tij, transmton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kori i Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja mahnit publikun në Hungari...

0
Bashkëpunimi kulturor ndërkombëtar sjell në skenat hungareze talentin dhe traditën muzikore shqiptare Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka shënuar...