HomeDiasporaDy shqiptarë fitojnë mandate në zgjedhjet lokale në Slloveni, Nexhat Shala rizgjidhet...

Dy shqiptarë fitojnë mandate në zgjedhjet lokale në Slloveni, Nexhat Shala rizgjidhet për herë të dytë

-

Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë siç mëson HALF24.ch, përgëzon z. Nexhat Shala dhe znj. Vera Haliti për zgjedhjen e tyre anëtarë të Këshillit të Qytetit të Nova Goricës dhe Këshillit të Qytetit të Celjes, në kuadër të zgjedhjeve lokale në Republikën e Sllovenisë, të mbajtura më 15 nëntor 2026. Z. Nexhat Shala është zgjedhur për herë të dytë anëtar i Këshillit të Qytetit të Nova Goricës, si përfaqësues i listës Goriška.si – Manojlović–Miklavič, ndërsa znj. Vera Haliti është zgjedhur anëtare e Këshillit të Qytetit të Celjes, si përfaqësuese e listës Lista Matije Kovača in skupnost. Ambasada e vlerëson këtë rezultat si dëshmi të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve me prejardhje shqiptare në jetën publike dhe institucionale të Republikës së Sllovenisë.

Përfaqësimi në institucionet vendore përbën një dimension të rëndësishëm të integrimit të komunitetit shqiptar në shoqërinë mike sllovene, duke mundësuar pjesëmarrje aktive në proceset vendimmarrëse dhe kontribut të drejtpërdrejtë në jetën shoqërore.

Ambasada e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për të kultivuar dhe thelluar bashkëpunimin me përfaqësuesit e zgjedhur shqiptarë, si dhe me institucionet lokale dhe qendrore të Sllovenisë, në funksion të avancimit të integrimit, përfaqësimit dhe forcimit të lidhjeve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë.

Ambasada u uron z. Shala dhe znj. Haliti suksese në ushtrimin e mandateve të tyre dhe në përmbushjen e përgjegjësive në shërbim të qytetarëve, transmeton Ambasada e Kosovës në Slloveni, përcjell HALF24.info.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...