HomeAtdheu153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

-

153 pjesëtarë të kontingjentit të 46-të kroat do t’i bashkohen operacionit të NATO-s për mbështetjen e paqes, KFOR, në Kosovë. Në mesin e tyre janë edhe shtatë gra. Ceremonia e përcjelljes së kontingjentit u mbajt të enjten në kazermën “7. Gardijska brigada Puma”, në Varazhdin të KroacisKomandant i kontingjentit të 46-të kroat është koloneli Roman Kelneriç. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, Drago Matanoviç, tha se operacioni i KFOR-it ka rëndësi të veçantë për Kroacinë, pasi Kosova ndodhet në fqinjësinë e saj të drejtpërdrejtë. Ndërkaq, gjeneral brigade Zheljko Ljubas u bëri thirrje ushtarëve që t’i kryejnë detyrat me profesionalizëm, të kujdesen për sigurinë e tyre dhe të përfaqësojnë denjësisht Kroacinë.

Pjesën më të madhe të kontingjentit e përbëjnë pjesëtarët e batalionit të dytë të mekanizuar “Puma”

Ushtarët kroatë do të angazhohen në disa ekipe të specializuara, në tri lokacione: në kampin “Film City” në Prishtinë, në APOD-in e Sllatinës, afër Prishtinës, dhe në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.

“Forcat e Armatosura të Kroacisë marrin pjesë në operacionin e KFOR-it që nga viti 2009, me qëllim të kontributit në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe stabil, si dhe në mbështetje të institucioneve të sigurisë së Kosovës”, njofton Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë (MORH), transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ANTOLOGJIA MAROKENE HAP DYERT PËR POEZINË E DASHNIM HEBIBIT – KUR...

0
Përgatiti: Besnik H. Luma Nga Zvicra drejt Marokut dhe kontinenteve të tjera, krijimtaria e PhD. Dashnim Hebibit po bëhet pjesë e një udhëtimi letrar ndërkombëtar....