HomeArsimiRektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, uron akademik Fejzullah Krasniqin për...

Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, uron akademik Fejzullah Krasniqin për zgjedhjen Kryetar i ASHAK-ut

-

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, i ka përcjellë një mesazh urimi akademik Fejzullah Krasniqit, me rastin e zgjedhjes së tij në pozitën e Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK).

Në mesazhin e urimit, Rektori Ibraimi, në emër të Universitetit të Evropës Juglindore dhe në emrin e tij personal, ka vlerësuar zgjedhjen e akademik Krasniqit si një vlerësim të rëndësishëm për kontributin e tij akademik dhe shkencor, por edhe si një përgjegjësi të veçantë në drejtimin dhe avancimin e një institucioni me rëndësi për zhvillimin e shkencës, dijes dhe kulturës shqiptare. Rektori Ibraimi ka shprehur bindjen se përvoja, përkushtimi dhe vizioni i akademik Krasniqit do të kontribuojnë në forcimin e rolit të Akademisë dhe në thellimin e bashkëpunimit akademik e shkencor, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, transmeton UEJL, përcjell HALF24.ch

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbi një miliard njerëz në botë jetojnë me obezitet, OBSH dhe...

0
Obeziteti po shndërrohet në një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në nivel global. Për herë të parë, në vitin 2025, numri i...