HomeKulturaNjë ditë

Një ditë

-

Nga: Zeki Krasniqi, Gjermani

Një ditë, do të bie nga dega e trungut të jetës
Si një fryt i vjeshtruar që varë rri
Do të bie si në ëndërr, lehtë, shurdhshëm
Dhe do t’i përngjaj tokës dhe gurit te Koka.

Screenshot

Një ditë do të bëhem molekulë e rrjedhur
Vajit të qiellit, pikë e ëmbël,
dhe do të ndalem
Do t’i ngjijë rrënjët e thara,
patkojt e hekurt
Të t’parve të shekujve të vjetërshëm

Një ditë do të bëhem ëndërr engjëjsh
E dashuruar, flak, e ëmbël në gjumin foshnjës
Ëndërr loti e gjaku, po, do të jam unë
E u vardisem atyre që ngrenë dolli me gjakun
tim

Po që se Kullë Guri do të bëhem një ditë
Pas shpine kush m’vrau dua ta dijë
Dhe rrobat e mia prej zhguni ende veshur i ka
Këngët që s’i kuptova kurrë pse bëjnë zukamë
Sheh, dëgjo: Jasharajt filluan dasmën

Nëntor, …25

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Prof. Dr. Ylber Sela nga Berlini uron UEJL-në për 25-vjetorin: Një...

0
Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), më 20 nëntor 2026, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së...