Mesfushori i Barcelonës, Rodri, ka shprehur kujdes lidhur me ambiciet e skuadrës katalanase për të fituar Ligën e Kampionëve, duke theksuar se ekipi duhet të përmirësojë ndjeshëm paraqitjet dhe të ruajë një nivel të lartë gjatë gjithë sezonit.
Në deklaratën e tij, Rodri ka nënvizuar se Barcelona duhet të ndërtojë vazhdimësi në lojë, në mënyrë që të arrijë në muajt vendimtarë të sezonit, mars dhe prill, me mundësi reale për të konkurruar për trofe.
“Duhet ta rrisim nivelin tonë dhe ta mbajmë atë për një periudhë të gjatë, në mënyrë që në mars dhe prill të kemi mundësi reale për të konkurruar për tituj. Pastaj do të duhet ta ngremë edhe më shumë nivelin nëse duam t’i fitojmë të gjitha”, është shprehur ai.
Mesazhi i mesfushorit pasqyron një qasje realiste ndaj objektivave të Barcelonës. Përtej emrit dhe historisë së klubit, gara për Champions League kërkon stabilitet, cilësi dhe përgatitje maksimale në fazat eliminatore.
Barcelona synon të rikthehet në majat e futbollit evropian, por për të arritur deri te trofeu më prestigjioz i klubeve në Evropë, skuadra duhet të dëshmojë se mund të përballojë presionin dhe sfidat e nivelit më të lartë./BW










































