Nga Agim Rexhepi
Ky flamur qëndroi në gjysmë shtizë para shtatores së Shenjtores Nënë Tereza në Prishtinë, më 17 shkurt 2026, gjatë ceremonisë përkujtimore kushtuar 2,977 viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shënim të 25-vjetorit të kësaj tragjedie.
Në shenjë kujtese, respekti dhe solidariteti, atë ditë u vendosën dhjetë flamuj amerikanë.
Sot, njëri prej këtyre flamujve vazhdon rrugëtimin e tij simbolik, duke iu dhuruar Ambasadores së Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, SH.T. znj. TAMAR ZIV.

KY FLAMUR ËSHTË MË SHUMË SE NJË FLAMUR.
Ai mbart kujtimin e 2,977 jetëve të humbura. Mbart dhimbjen e një kombi. Mbart respektin dhe solidaritetin e një populli tjetër. Mbart mirënjohjen e Kosovës.
Dhe, mbi të gjitha, përcjell një mesazh të thjeshtë, por të përjetshëm:
NE NUK I HARROJMË ATA QË QËNDRUAN PRANË KOSOVËS NË DITËT MË TË VËSHTIRA TË SAJ.
Nuk harrojmë sakrificën, mbështetjen dhe solidaritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Izraelit dhe të gjithë miqve tanë.
Sepse miqësia e vërtetë ndërmjet popujve nuk ndërtohet vetëm në sallat e institucioneve, por mbi të gjitha në kujtesën, respektin dhe zemrat e njerëzve.
Miqësia e vërtetë nuk harrohet.












































