HomeDiasporaHAXHIU KËRKON MBËSHTETJEN E KROACISË PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILLIN E...

HAXHIU KËRKON MBËSHTETJEN E KROACISË PËR ANËTARËSIMIN E KOSOVËS NË KËSHILLIN E EVROPËS

-

Kosova synon të forcojë përkrahjen ndërkombëtare në rrugën drejt integrimit evropian. Në një takim në Bruksel me eurodeputetin kroat Davor Ivo Stier, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar mbështetjen e Kroacisë për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Gjatë takimit janë diskutuar çështje me rëndësi për perspektivën evropiane të Kosovës, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe thellimi i marrëdhënieve tradicionale ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Haxhiu ka shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të eurodeputetit Stier ndaj Kosovës, duke rikujtuar edhe rolin e tij të mëparshëm si ministër i Jashtëm i Kroacisë. Aktualisht, Stier është bashkëkryesues i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Kosovë. Një ndër temat e rëndësishme të diskutimit ishte edhe funksionalizimi i bashkëpunimit parlamentar. Haxhiu bëri të ditur se Kuvendi i Kosovës tashmë ka formuar delegacionin e tij në këtë komision dhe është i gatshëm që takimi i ardhshëm të mbahet sa më shpejt. Duke folur për procesin e integrimit evropian, kryetarja e Kuvendit rikujtoi se në dhjetor bëhen katër vjet nga aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për përmbushjen e detyrimeve dhe avancimin e reformave të nevojshme në këtë rrugëtim.

Në këtë kontekst, Haxhiu vlerësoi se përvoja e Kroacisë në procesin e integrimit evropian përbën një model të rëndësishëm dhe një burim të vlefshëm për Kosovën.

Ajo gjithashtu vuri në pah lidhjet historike dhe miqësinë ndërmjet dy popujve, duke kujtuar mbështetjen e shqiptarëve për Kroacinë gjatë luftës, si dhe njohjen e hershme të pavarësisë së Kosovës nga shteti kroat. Takimi në Bruksel dëshmon rëndësinë që Kosova i kushton diplomacisë parlamentare dhe ndërtimit të aleancave me shtetet mike, në një kohë kur përkrahja ndërkombëtare mbetet thelbësore për avancimin e pozitës së saj në institucionet evropiane.

“Me miq si Kroacia, rruga jonë evropiane bëhet më e lehtë”, ka theksuar Haxhiu, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit dhe solidaritetit ndërmjet dy vendeve, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FLAMURI AMERIKAN NJË SIMBOL I KUJTESËS, SOLIDARITETIT DHE MIRËNJOHJES

0
Nga Agim Rexhepi Ky flamur qëndroi në gjysmë shtizë para shtatores së Shenjtores Nënë Tereza në Prishtinë, më 17 shkurt 2026, gjatë ceremonisë përkujtimore kushtuar...