HomeSportiHendboll: Jahja – Xhema për herë të pestë në Ligën e Kampionëve,...

Hendboll: Jahja – Xhema për herë të pestë në Ligën e Kampionëve, e drejtuan derbin e xhiros

-

Për herë të pestë çifti i gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja – Sherif Xhema, kanë drejtuar ndeshje në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.

Të shtunën ata ishin të deleguar në derbin e xhiros së fundit të stinorit të rregullt. Në Lubjanë të Sllovenisë u takuan Krim Mercatori dhe skuadra kroate Podravka Vegeta.

Ndeshja e Grupit A ishte dramatike dhe përfundoi 30:29 për Krim Mercatorin.

Delegate e ndeshjes ishte gjermanja e njohur Jutta Ehrmann.

Paraqitja e dy gjyqtarëve tanë me thirrjet të EHF-së është vlerësuar shumë lartë.

Krim Mercatori përfundoi i katërti me 13 pikë, ndërsa Podravka e pesta me 11 pikë. Dy skuadrat do të paraqiten në plejof./K.Goca

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Krenari shqiptare në zemër të New York-ut!

0
Nga Joana Kaso Më 19 nëntor, pata nderin të marr pjesë në festimin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare, organizuar nga NYPD Illyrian Society në One...

ERDHA