HomeKrijimtariAsnjë nuk më thërret më mirë se Ai

Asnjë nuk më thërret më mirë se Ai

-

Nga: Saranda Teresa Bruno

Asnjë zë s’më qetëson,

asnjë përqafim s’më mbush,

asnjë emër s’më ringjall…

si Ai që më njeh më thellë se vetja ime.

Në heshtjen time, Ai flet.

Në dobësinë time, Ai forcon.

Në lotët e mi, Ai gjen lutje,

e në buzëqeshjen time, shkëlqen hiri i Tij.

Asnjë nuk më thërret më mirë se Ai

jo me fjalë të mëdha,

por me dashurinë që s’ka kufij,

me paqen që s’e jep askush tjetër.

Kur bota më harron,

kur njeriu më gjykon,

vetëm Ai më kujton se jam bijë e Tij,

e dashur, e falur, e bekuar.

Baden 18/08/25

Foto ilustrim

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kori i Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja mahnit publikun në Hungari...

0
Bashkëpunimi kulturor ndërkombëtar sjell në skenat hungareze talentin dhe traditën muzikore shqiptare Kori i Fakultetit të Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka shënuar...