HomeDiasporaAmbasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

Ambasada e RSh-së në Zvicër nderon Prof. Albert Hafner me Certifikatë Mirënjohjeje

-

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë pati kënaqësinë të nderojë me Certifikatë Mirënjohjeje arkeologun e njohur zviceran Prof. Albert Hafner, me rastin e ligjëratës së tij lamtumirëse të mbajtur më 9 maj në Bernë, në përmbyllje të një karriere prej 36 vitesh në shërbim të Kantonit të Bernës. Në emër të Ambasadës, certifikata iu dorëzua nga Këshilltarja Monika Zguro dhe Sekretari i Parë Valon Gashi, si vlerësim për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e arkeologjisë dhe për rolin e tij në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. Në fjalën e tij, Prof. Hafner nënvizoi disa nga momentet kulmore të karrierës, ndër të cilat veçoi edhe kërkimet arkeologjike të realizuara në fshatin Lin të Pogradecit, ndër zbulimet më të rëndësishme të tij dhe që hedhin dritë si vendbanimi më i hershëm në Evropë. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kolegë të profesor Hafnerit, familjarë e miq të tij, si dhe dy studentë shqiptarë të arkeologjisë nga Universiteti i Gjenevës, Kaltrina dhe Leka, që kanë marrë pjesë në ekspeditat arkeologjike në Lin. Ambasada e Shqipërisë në Bernë e falënderon Prof. Hafner për pasionin dhe përkushtimin e tij ndaj kërkimit shkencor dhe ruajtjes së trashëgimisë së përbashkët evropiane. @albanianmefa
Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Krenari shqiptare në zemër të New York-ut!

0
Nga Joana Kaso Më 19 nëntor, pata nderin të marr pjesë në festimin e Muajit të Trashëgimisë Shqiptare, organizuar nga NYPD Illyrian Society në One...

ERDHA