HomeDiasporaShaip Kamberi drejt Uashingtonit: Lugina e Preshevës në qendër të vëmendjes amerikane

Shaip Kamberi drejt Uashingtonit: Lugina e Preshevës në qendër të vëmendjes amerikane

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Siç meson half24.ch, z. Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, kryetar i PVD-së dhe lider i njohur i komunitetit shqiptar të Luginës së Preshevës, sot është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një moment vendimtar për të drejtat e shqiptarëve në këtë rajon.

“Po nisem drejt Uashingtonit në një moment vendimtar për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pas miratimit të H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, të sponsorizuar nga Kongresisti Keith Self (R. Texas), Lugina ka hyrë përfundimisht në vëmendjen institucionale të Shteteve të Bashkuara,” tha Kamberi.

Gjatë vizitës, ai do të angazhohet drejtpërdrejt me Departamentin e Shtetit dhe Kongresin Amerikan, duke marrë pjesë në takime që do të formësojnë qasjen e SHBA-së ndaj Luginës. “Mesazhi është i qartë: diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve të Luginës nuk është më çështje periferike – është çështje e të drejtave të njeriut dhe e demokracisë,” shtoi ai.

Kamberi falënderoi veçanërisht Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane me në krye Joe DioGuardi, Albanians for America, Gino Mulliqi, shqiptarët e Teksasit, Këshillin Kombëtar Shqiptar, si dhe Qeverinë e Kosovës, për përkrahjen dhe bashkëpunimin në këtë avokim të përbashkët për të drejtat e shqiptarëve.

Udhëtimi i tij shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit ndërkombëtar dhe afirmimit të çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në arenën globale, transmeton half24.ch

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

MOS HARRONI, PO AFROHET 28 NËNTORI! ANSAMBLI “TROJET” JU PRET NË...

0
Bashkatdhetarë të dashur, mos harroni! Rezervojeni datën 28 nëntor 2026 dhe bëhuni pjesë e familjes së Ansamblit “Trojet” në Winterthur. Ju premtojmë një mbrëmje...