HomeAtdheuVon der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

-

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të vizitojë Kosovën. Gjatë vizitës së saj, ajo pritet të takohet me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, si dhe me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Presidenca e Republikës së Kosovës ka njoftuar se takimi mes Presidentes Osmani dhe Presidentes von der Leyen do të zhvillohet në orën 13:00.

Vizitën treditore në rajon ajo e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup. Para vizitës në Kosovë, ajo qëndroi në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe në Serbi.

Kjo është vizita e parë e Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë, megjithëse ajo kishte vizituar gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor saktësisht një vit më parë, në përfundim të mandatit të saj të parë. /BS

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

MOS HARRONI, PO AFROHET 28 NËNTORI! ANSAMBLI “TROJET” JU PRET NË...

0
Bashkatdhetarë të dashur, mos harroni! Rezervojeni datën 28 nëntor 2026 dhe bëhuni pjesë e familjes së Ansamblit “Trojet” në Winterthur. Ju premtojmë një mbrëmje...