HomeSportiShaqiri dhe Ajeti i dhurojnë fitoren e katërt në kampionat

Shaqiri dhe Ajeti i dhurojnë fitoren e katërt në kampionat

-

Skuadra e Baselit ka shënuar fitore ndaj Thun me rezultatin 1 me 3 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Superligën e Zvicrës, ku protagonist absolutë ishin dy futbollistët me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri dhe Albion Ajeti, që i kanë dhuruar fitoren e katërt në kampionat kuqebluve, ndaj një rivali tepër të fortë si Thun.

Në minutën e 24-t, Shaqiri zhbllokoi sfidën, teksa në minutën e 41-të, asistoi për Ajetin,  i cili dërgoi skuadrën në dhomat e zhveshjes me epërsinë e dyfishtë. Vendasit provuan të rihapnin përballjen me Bertone në minutën e 51-të, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa për të “vulosur” këtë duel mendoi përsëri Shaqiri i cili në minutën 90+8 shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.  

Falë dopietës, Shaqiri u ngjit në kuotën e 4 golave në 6 ndeshje në kampionat, teksa ka dhuruar edhe 3 asiste.  Ndërkohë për Ajetin ky ishte goli i dytë në këtë sezon me fanellën e Bazelit, transmeton gshqiptare.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

MOS HARRONI, PO AFROHET 28 NËNTORI! ANSAMBLI “TROJET” JU PRET NË...

0
Bashkatdhetarë të dashur, mos harroni! Rezervojeni datën 28 nëntor 2026 dhe bëhuni pjesë e familjes së Ansamblit “Trojet” në Winterthur. Ju premtojmë një mbrëmje...