HomeDiasporaUshtria e Zvicrës dekoron tre shqiptarë: Shpëtuan jetën e një gruaje

Ushtria e Zvicrës dekoron tre shqiptarë: Shpëtuan jetën e një gruaje

-

Tre ushtarë zviceranë me origjinë shqiptare janë nderuar nga Ushtria e Zvicrës për një akt trimërie dhe humaniteti që rezultoi në shpëtimin e jetës së një gruaje.

Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi treguan gatishmëri, profesionalizëm dhe humanizëm të lartë, kur një grua u rrëzua pranë kazermës ku ata shërbenin. Pa humbur kohë, ushtarët i ofruan ndihmën e parë duke filluar menjëherë me masazh kardiak dhe duke u ndërruar me njëri-tjetrin për të mbajtur ritmin e duhur të ndihmës jetësore.

Përveç ndërhyrjes së shpejtë, ata njoftuan menjëherë edhe policinë dhe shërbimet e shpëtimit, të cilat mbërritën në vendngjarje dhe transportuan gruan në spital. Falë reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të tre ushtarëve, gjendja e pacientes u stabilizua në kohë.

Ky akt i guximshëm nuk ka kaluar pa u vlerësuar. Ushtria e Zvicrës i ka dekoruar zyrtarisht ushtarët për ndërhyrjen jetike dhe kontributin e tyre në shpëtimin e jetës së qytetares.

Ky është një tjetër shembull i integrimit të suksesshëm të shqiptarëve në shoqërinë zvicerane dhe i vlerave të përbashkëta të humanizmit, përgjegjësisë dhe profesionalizmit, transmeton TEL.

https://www.instagram.com/armee.ch/?utm_source=ig_embed

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtatori në Kosovë: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat dhe vdekjet

0
Kosova ka shënuar lëvizje të ndryshme në treguesit demografikë gjatë muajit shtator 2026. Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),...