spot_img
HomeFoto LajmTë dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas

-

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.

Siç ka ndodhur çdo vit, në fundjavën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën më 26 tetor në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë.

Ndryshimi i orës në kontinentin Evropian u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër fton bashkatdhetarët të festojnë së bashku...

0
MEDVEGJË – ZVICËR – Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër fton të gjithë bashkatdhetarët, veçanërisht medvegjasit dhe miqtë e tyre, që më 5 dhjetor të...