HomeKulturaDua Lipa pjesë e GTA 6? Kënga “Go Easy” pritet të jetë...

Dua Lipa pjesë e GTA 6? Kënga “Go Easy” pritet të jetë në albumin muzikor të videolojës së famshme

-

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, pritet të jetë një nga emrat e njohur të muzikës ndërkombëtare që do të përfshihet në projektin e shumëpritur të videolojës “Grand Theft Auto VI” (GTA 6). Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, kënga e saj me titull “Go Easy” është pjesë e listës prej 34 këngësh të albumit muzikor që lidhet me këtë videolojë, e cila konsiderohet ndër projektet më të mëdha dhe më të rëndësishme të industrisë së lojërave elektronike. Lista e këngëve u bë publike pas shpërndarjes së fotografive të një kopjeje në vinil të albumit, ndërsa revista prestigjioze “Rolling Stone”, duke iu referuar burimeve pranë projektit, raportoi se lista e publikuar është autentike. Megjithatë, deri më tani, Rockstar Games nuk ka bërë një konfirmim zyrtar për të gjithë përmbajtjen muzikore.

Përveç Dua Lipës, në këtë album pritet të jenë të pranishëm edhe emra të tjerë të njohur të skenës ndërkombëtare, si Lana Del Rey, Zara Larsson, Travis Scott, Cardi B, Playboi Carti dhe Jennie nga grupi i famshëm BLACKPINK.

Përfshirja e Dua Lipës në një produksion të përmasave të tilla përbën një tjetër moment me rëndësi për karrierën e artistes shqiptare, e cila ndër vite ka arritur të afirmohet në tregun global të muzikës, duke përfaqësuar me sukses edhe origjinën e saj shqiptare në skenat më prestigjioze ndërkombëtare.

Videoloja “GTA 6” është planifikuar të publikohet më 19 nëntor 2026, ndërsa albumi muzikor shoqërues pritet të dalë një ditë më vonë, më 20 nëntor. Interesimi për këtë videolojë është jashtëzakonisht i madh, ndërsa prania e artistëve të njohur botërorë në kolonën zanore pritet t’i japë projektit edhe më shumë jehonë ndërkombëtare./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Si u prit Shpallja e Pavarësisë në qytetet e Çamërisë në...

0
Nga: Arben Iliazi Para vitit 1912, klubet patriotike të Çamërisë luajtën një rol vendimtar në zgjimin kombëtar, ruajtjen e identitetit shqiptar dhe përgatitjen e terrenit...

Ky është një burrë kombi