HomeFoto LajmTrump emëron Gibson, Stallone dhe Voight si ambasadorë të Hollivudit

Trump emëron Gibson, Stallone dhe Voight si ambasadorë të Hollivudit

-

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywoodin “më të fortë se kurrë” duke emëruar Sylvester Stallonen, Mel Gibsonin dhe Jon Voightin si “ambasadorë specialë”.

“Është nderi im të shpall Jon Voight, Mel Gibsonin dhe Sylvester Stallonen si ambasadorë specialë nga një vend i madh, por shumë i trazuar, Hollywood, Kaliforni. Ata do të jenë të dërguarit e mi të posaçëm për të raportuar mbi Hollywoodin, i cili ka humbur shumë biznes në katër vitet e fundit ndaj vendeve të huaja”, shkroi Trump në “Truth Social”.

Voight e ka mbështetur Trumpin që në kandidimin e parë të presidentit të zgjedhur në vitin 2016. Në vitin 2019, Trump i dha Voightit Medaljen Kombëtare të Arteve.

Gibson i tha TMZ-së se ai po mbështeste Trumpin në tetor 2024.

Ndërkohë Stallone në fund të fushatës së Trumpit në 2024, e prezantoi këtë të fundit në Gala të Institutit të Politikës së Parë të Amerikës si “Xhorxh Uashingtoni i dytë” dhe “një personazh vërtet mitik”.

Trump do të betohet si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në një ceremoni inaugurimi e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të ShBA-së në Washington, njofton euronews.

 

 

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Milot Gashi fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane, mposht edhe...

0
Xhudisti i ri kosovar shkëlqen në Selanik të Greqisë, duke siguruar vendin e tretë në kategorinë deri në 66 kilogramë, pas një serie paraqitjesh...

MASKAT E BUZËQESHJES