HomeKulturaQKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë

QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë

-

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbajti sot ceremoninë e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë.

Çmimi i madh i letërsisë, iu dha Enit Karafilit për romanin “Epope intime” nga Botimet Pegi, me motivacionin: Për një vepër me forcë të rrallë artistike, e cila ndërton një vizion të pasur letrar mbi përkatësinë identitare dhe thyerjen e tabuve të ngulitura në kodet e trashëguara kulturore, në kapërcyell të zhvendosjeve të trazuara migratore të shqiptarëve jashtë atdheut.

Çmimi i madh i përkthimit iu dha Romeo Çollakut për përkthimin e veprës “Retorika” të Aristotelit, nga Botimet Albas.
Motivacioni i këtij çmimi ishte: Për përkthimin mjeshtëror të një vepre madhore referenciale në historinë botërore të mendimit, të realizuar me përpikëri dhe saktësi të lartë terminologjike, duke ruajtur strukturën e arsyetimit, ritmin argumentues dhe forcën bindëse të ligjërimit. Një kontribut i vyer dhe i qëndrueshëm në pasurimin e korpusit dhe të diskursit filozofik në gjuhën shqipe.

Çmimin e madh të studimeve e mori Anila Mullahi (Elezi) për librin “Krijimi letrar në proces”, nga Botimet Pegi, me motivacionin: Për realizimin e studimit të parë gjenetik mbi romanet e Dritëro Agollit, fryt i hulumtimeve të thelluara dhe sistematike mbi dorëshkrimet, letërkëmbimet dhe ditarët e autorit. Ky studim vendos një gur themeli me rëndësi të veçantë në përvijimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të metodologjisë së kritikës gjenetike në studimet letrare shqipe.

Çmimet Kombëtare të Letërsisë u dhanë nga juria e kryesuar prej Besnik Mustafajt, dhe me anëtarë: Dhurata Shehri, Elsa Skënderi Rakipllari, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli. Këto çmime janë për botimet e vitit 2024, transmeton rtsh.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trump, Putin dhe Xi Jinping firmosin marrëveshjen historike! Çfarë përmban drafti...

0
Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një takim të paprecedentë trepalësh në Shenzhen të Kinës, në...

Një ditë

Buka ndahet me sy hapur