HomeAtdheuPresidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare

Presidentja Osmani uron Australinë për Ditën Kombëtare

-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Guvernatoren e Përgjithshme Sam Mostyn, kryeministrin australian Anthony Albanese, si dhe popullin e Australisë, me rastin e Ditës së Australisë.

Përmes një postimi në platformën X, presidentja Osmani ka theksuar se Australia është një aleate e kahershme e Kosovës dhe një vend mik, që njëkohësisht është edhe shtëpi për shumë pjesëtarë të diasporës kosovare.

Ajo ka theksuar përkushtimin e Kosovës për thellimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve dhe për afrimin edhe më të madh të marrëdhënieve dypalëshe. “Urime të përzemërta për një ditë të mbushur me krenari, unitet dhe suksese të vazhdueshme”, ka shkruar Osmani në mesazhin e saj të publikuar në platformën X, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

STUDIUESIT SKENDER ASANI DHE SEVDAIL DEMIRI NË VIZITË ZYRTARE NË BIBLIOTEKËN...

0
Përgatiti: Dashnim HEBIBI BERLIN, 19.11.2026 – Diplomacia, dija dhe kultura shqiptare po krijojnë ura të reja bashkëpunimi në kryeqytetin gjerman. Në kuadër të angazhimeve për...

Një ditë