HomeAtdheuPresidenti Bajram Begaj uron shqiptarët për Ditën e Verës

Presidenti Bajram Begaj uron shqiptarët për Ditën e Verës

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët me rastin e Dita e Verës, një nga festat më të dashura të traditës shqiptare.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson se kjo festë ka arritur të mbijetojë ndër shekuj, duke mbetur e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit shqiptar.

“Gëzuar Ditën e Verës! Një nga festat që ka mbijetuar përtej shekujve, e lidhur ngushtë me natyrën dhe me shpirtin e popullit tonë,” shprehet presidenti Begaj në urimin e tij. Ai uroi gjithashtu që kjo festë e bukur e traditës shqiptare të sjellë gëzim, optimizëm dhe begati në çdo familje shqiptare.

Dita e Verës festohet çdo vit më 14 mars dhe simbolizon ardhjen e pranverës, duke u shoqëruar me aktivitete festive, gatime tradicionale dhe zakone të trashëguara ndër breza, transmeton abcnews.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berlini kërkon rol të drejtpërdrejtë të Evropës në negociatat për paqen...

0
Liderët e “Koalicionit të të Vullnetshmëve” rikonfirmojnë mbështetjen ushtarake dhe financiare për Kievin. Merz: Nuk mund të ketë paqe për Ukrainën pa përfshirjen e...