HomeFoto LajmParlamenti i Kosovës miraton ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri

Parlamenti i Kosovës miraton ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri

-

Parlamenti i Kosovës me 106 vota pro dhe një abstenim, më 14 dhjetor 2018, miratoi tri ligjet që e ndryshojnë mandatin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, por pa iu ndërruar emri.

Ligjet që u miratuan ishin Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Amendamentet e ligjeve u votuan një nga një.

Deputetët serbë në Parlamentin e Kosovës nuk morën pjesë në seancë. Ata e kanë kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, votimin dhe miratimin e ligjeve për ushtrinë e cilësuan si “një ditë historike dhe një nga vendimet më të rëndësishme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Preshevari Dashnim Hebibi çon poezinë shqiptare deri në Kinë – tri...

0
Përgatiti: Dahest LUMA Një tjetër sukses ndërkombëtar për gazetarin, shkrimtarin dhe ambasadorin e paqes, PhD. Dashnim Hebibi. Tri poezi të tij përkthehen në gjuhën kineze...