HomeAtdheuKQZ: VV 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

KQZ: VV 53 ulëse, PDK 22, LDK 18, AAK 7

-

Numërimi i votave të zgjedhjeve të 7 qershorit është përmbyllur dhe është konfirmuar përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.13% të votave dhe 53 ulëse në Kuvend, duke u renditur si subjekti i parë.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44% dhe 22 mandate, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 16.69% dhe 18 ulëse. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74% dhe 7 mandate.

Sipas KQZ-së, në orën 14:30 është përfunduar numërimi i votave me postë nga diaspora, ndërsa në orën 18:30 është përmbyllur edhe numërimi i votave me kusht dhe i votuesve me nevoja të veçanta.

Nga data 8 deri më 17 qershor 2026, në 38 Qendra Komunale të Numërimit është bërë verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga 2,498 vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë. Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë numëruar votat nga përfaqësitë diplomatike, votat me postë, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trump, Putin dhe Xi Jinping firmosin marrëveshjen historike! Çfarë përmban drafti...

0
Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një takim të paprecedentë trepalësh në Shenzhen të Kinës, në...

Një ditë

Buka ndahet me sy hapur