HomeEKSKLUZIVENJOFTIM PËR DËRGIMIN E VOTAVE ME POSTË NË ZVICËR

NJOFTIM PËR DËRGIMIN E VOTAVE ME POSTË NË ZVICËR

-

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë të Zvicrës njofton të gjithë bashkatdhetarët se adresa e vetme për dërgimin e zarfeve të votimit me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës në Zvicër është:

KQZ – ZGJEDHJET
POSTFACH
3024 Bern

Prandaj, të gjithë ju që keni zgjedhur opsionin e votimit me postë në Zvicër, ju lutemi që zarfet me fletëvotime të mos i dërgoni në adresën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë apo në Konsullatat në Gjenevë dhe Cyrih, por vetëm në adresën e lartcekur.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, transmeton Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, përcjell half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dy shqiptarë fitojnë mandate në zgjedhjet lokale në Slloveni, Nexhat Shala...

0
Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë siç mëson HALF24.ch, përgëzon z. Nexhat Shala dhe znj. Vera Haliti për zgjedhjen e tyre anëtarë të...