HomeFoto LajmKFOR-i amerikan ndihmon AMEK-un për shuarjen e zjarreve

KFOR-i amerikan ndihmon AMEK-un për shuarjen e zjarreve

-

Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO, me trupa aviacioni amerikan të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje, vazhdon të ndihmojë Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës në luftimin e zjarreve që prekin pjesë të ndryshme të rajonit.

Bëhet e ditur se dy ekipe UH-60 Black Hawk nga KFOR-i, të pajisura me kova Bambi, kryen hedhje të shumta uji nga ajri mbi rajonet e prekura nga zjarret, duke punuar për të kontrolluar flakët që kërcënonin popullsinë civile dhe infrastrukturën lokale.

“Gjatë një periudhe dyorëshe, ekipet përfunduan 18 hedhje uji, duke sjellë më shumë se 43,500 litra ujë në zonën e prekur. Përpjekje të tilla nxjerrin në pah aftësinë e reagimit të shpejtë të KFOR-it dhe përkushtimin e tij të palëkundur për të mbrojtur popullsinë lokale dhe për të ndihmuar autoritetet e emergjencave civile gjatë kohërave të krizës”, thuhet në njoftim të KFOR-it, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria mikpret Konferencën e 14-të të Shefave të Shtabit të Përgjithshëm...

0
Bashkëpunimi rajonal në fushën e mbrojtjes, siguria euroatlantike dhe përballimi i kërcënimeve të reja ndërkombëtare në fokus të konferencës së zhvilluar në Tiranë. Shqipëria ka...