HomeDiasporaKërkesat për azil në Suedi bien ndjeshëm

Kërkesat për azil në Suedi bien ndjeshëm

-

Numri i kërkesave për azil në Suedi është ulur me 30 përqind në vitin 2025 dhe është më i ulëti që nga viti 1985, raporton Reuters. Qeveria suedeze ka njoftuar se planifikon të shtrëngojë më tej rregullat për marrjen e azilit këtë vit, përpara zgjedhjeve parlamentare në shtator. Autoritetet besojnë se ligjet e dobëta të imigracionit gjatë dekadave të fundit dhe masat e dështuara të integrimit të tentuara nga qeveritë e mëparshme kanë kontribuar në rritjen e aktivitetit të bandave. “Ndryshimi nuk është vetëm në shifrat për sa i përket imigracionit të reduktuar, por edhe në mënyrën se si përpilohet, kush vjen në Suedi, duke pasur parasysh se përqindja e azilkërkuesve është në një nivel rekord të ulët”, tha Ministri Suedez i Imigracionit Johan Forsel. Bordi i Imigracionit njoftoi se numri i emigrantëve, duke përjashtuar refugjatët nga Ukraina, ra në 79,684 vitin e kaluar, krahasuar me 82,857 një vit më parë, transmeton oranews.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

153 ushtarë kroatë nisen për misionin e KFOR-it në Kosovë

0
153 pjesëtarë të kontingjentit të 46-të kroat do t’i bashkohen operacionit të NATO-s për mbështetjen e paqes, KFOR, në Kosovë. Në mesin e tyre...