HomeSportiItalia fiton ndaj Francën, kalon në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian

Italia fiton ndaj Francën, kalon në 1/8 e finales së Kampionatit Evropian

-

Kombëtarja e volejbollit e Italisë kalon në 1/8 e finales si skuadra e parë e grupit D. Ekipi italian e përfundon fazën e grupeve në Goteborg me pesë fitore në pesë ndeshje, duke u lejuar kundërshtareve vetëm një set.

Në një ‘Scandinavium Arena’ pothuajse të boshatisur, me vetëm 863 spektatorë, Italia mposhti Francën 3:1 (25:19, 19:25, 25:23, 25:19) pas një ndeshjeje shumë të luftuar.

Pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes ishte Egonu me 20 pikë. Të premten është planifikuar transferimi drejt Brnos në Republikën Çeke. Të dielën dhe të hënën do të zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales.

Italia, si fituese e grupit D, do të përballet me skuadrën që përfundon e katërta në grupin.

Bilanci i Italisë deri tani: 5 ndeshje, 5 fitore dhe vetëm 1 set i humbur./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shtatori në Kosovë: Rriten lindjet dhe shkurorëzimet, bien martesat dhe vdekjet

0
Kosova ka shënuar lëvizje të ndryshme në treguesit demografikë gjatë muajit shtator 2026. Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK),...