spot_img
HomeAtdheuFSK pajiset me dronët amerikanë RQ-20 Puma

FSK pajiset me dronët amerikanë RQ-20 Puma

-

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë pranuar fluturaket pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ministria e Mbrojtjes prokurimin e Fluturakeve pa Pilot “Puma” nga ShBA e ka realizuar përmes programit shtet më shtet të njohur si Foreign Military Sale (FMS). Pagesa për këtë sistem është realizuar në vitin 2021”, ka shkruar ai në Facebook.

Maqedonci ka thënë më tej se këto fluturake janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot.

“Bashkëpunimi me ShBA në fushën e mbrojtjes po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht duke kontribuar në zhvillimin e ushtrisë tonë si dhe në arritjen e interesave të përbashkëta të dy vendeve tona”, vazhdon ai, transmeton rtk.

Loading posts…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër fton bashkatdhetarët të festojnë së bashku...

0
MEDVEGJË – ZVICËR – Shoqata Humanitare Medvegja në Zvicër fton të gjithë bashkatdhetarët, veçanërisht medvegjasit dhe miqtë e tyre, që më 5 dhjetor të...