HomeDiasporaEkspozitë përkujtimore për Fehmi Agani në Zürich

Ekspozitë përkujtimore për Fehmi Agani në Zürich

-

Në një atmosferë kulturore dhe përkujtimore, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih siç mëson half24.ch, organizon një ekspozitë tematike-muzeore kushtuar një prej figurave më të rëndësishme të historisë moderne shqiptare, akademikut Fehmi Agani.

Ekspozita me titull “Kontributi Atdhetar, Intelektual dhe Politik i Akademik Fehmi Aganit” sjell para publikut një përmbledhje të pasur të jetës dhe veprimtarisë së tij shumëdimensionale. E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe e organizuar në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” në Zvicër, kjo ngjarje synon të ndriçojë rolin e Aganit në zhvillimet intelektuale, politike dhe shoqërore të vendit.

Përmes dokumenteve, fotografive dhe materialeve arkivore, vizitorëve do t’u ofrohet një pasqyrë e thelluar e angazhimit të tij në proceset historike të Kosovës, si dhe ndikimi i tij në ndërtimin e mendimit politik dhe akademik shqiptar. Ekspozita gjithashtu ka për qëllim të promovojë ruajtjen dhe kultivimin e vlerave historike e kulturore ndër brezat e rinj.

Ngjarja do të mbahet më 11 prill 2026, në orën 18:00, në ambientet e Gemeindesaal në Zollikon, duke pritur pjesëmarrës nga komuniteti shqiptar dhe më gjerë. Kjo ekspozitë përbën një mundësi të veçantë për të reflektuar mbi trashëgiminë e një personaliteti të shquar dhe për të nderuar kontributin e tij të pazëvendësueshëm në historinë kombëtare, transmeton Konsullata e Kosovës në Cyrih, përcjell half24.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trump, Putin dhe Xi Jinping firmosin marrëveshjen historike! Çfarë përmban drafti...

0
Presidenti amerikan Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti kinez Xi Jinping zhvilluan një takim të paprecedentë trepalësh në Shenzhen të Kinës, në...

Një ditë

Buka ndahet me sy hapur