Donjeta Sadiku ka siguruar medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Boksierja kosovare triumfoi në çerekfinale në kategorinë deri në 60 kilogramë, duke mposhtur boksieren turke Esmanur Lok dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Me fitoren në këtë përballje, Sadiku ka garantuar së paku medaljen e bronztë për Kosovën, ndërsa tash do të kërkojë edhe më shumë në garën për medaljen e artë. Suksesi i saj përbën një nisje të rëndësishme për delegacionin kosovar në “Taranto 2026”, ndërsa vëmendja tash është e përqendruar te gjysmëfinalja, ku Sadiku do të synojë një tjetër fitore dhe kalimin në finale.
Fitorja ndaj rivales nga Turqia i ka dhënë Kosovës medaljen e parë në këto Lojëra Mesdhetare, ndërsa Sadiku mbetet në garë për ta kthyer medaljen e bronztë në një të artë, transmeton rtk.












































