HomeBiznesiCertifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtarisht

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtarisht

-

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” tashmë do të njihet ndërkombëtarisht ka njoftuar Oda Ekonomike e Kosovës duke theksuar se kjo shënon një arritje të rëndësishme për bizneset dhe prodhuesit vendorë. Në Paris, Oda Ekonomike e Kosovës është akredituar zyrtarisht nga Oda Ekonomike Ndërkombëtare dhe Federata Botërore e Odave Ekonomike, për lëshimin e Certifikatave të Origjinës me validitet global. Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt: fuqizimit të eksportit kosovar, rritjes së besueshmërisë së produkteve vendore në tregjet ndërkombëtare, digjitalizimit të shërbimeve tregtare, mbështetjes më të madhe për eksportuesit dhe prodhuesit e Kosovës

“Sot, produktet kosovare marrin një dimension të ri në tregjet globale, duke e prezantuar vendin me më shumë besueshmëri dhe dinjitet ekonomik. Një moment krenarie për Kosovën, bizneset tona dhe çdo produkt që mban emrin “Made in Kosova’”, thuhet nga OEK./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Preshevari Dashnim Hebibi çon poezinë shqiptare deri në Kinë – tri...

0
Përgatiti: Dahest LUMA Një tjetër sukses ndërkombëtar për gazetarin, shkrimtarin dhe ambasadorin e paqes, PhD. Dashnim Hebibi. Tri poezi të tij përkthehen në gjuhën kineze...