HomeKulturaBashkëpunim ndërkombëtar për katalogimin e librit antik dhe të rrallë

Bashkëpunim ndërkombëtar për katalogimin e librit antik dhe të rrallë

-

Më 13 tetor 2026, në Qendrën “Sotir Kolea” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, u nënshkrua marrëveshja trepalëshe e bashkëpunimit ndërmjet Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Institutit Italian të Kulturës në Tiranë dhe Bibliotekës Kombëtare Qendrore të Firences.

Marrëveshja parashikon financimin nga Biblioteka Kombëtare Qendrore e Firences të një programi trajnimi për tre specialistë të BKSH-së, i cili do të zhvillohet pranë këtij institucioni në Itali. Trajnimi do të përqendrohet në katalogimin e librit antik dhe të rrallë, duke synuar thellimin e njohurive profesionale dhe shkëmbimin e përvojave në trajtimin bibliografik të koleksioneve historike.

Ky bashkëpunim kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale të specialistëve të BKSH-së, në përmirësimin e dokumentimit të trashëgimisë së shkruar dhe në lehtësimin e identifikimit dhe kërkimit të këtyre koleksioneve nga studiuesit dhe publiku.

Një hap i rëndësishëm drejt shkëmbimit të ekspertizës dhe zhvillimit të mëtejshëm të praktikave profesionale në fushën e bibliotekonomisë.

#BKSH#BNCF#BashkëpunimNdërkombëtar#Bibliotekonomi#MTKS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë,...

0
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Kiminori Iwama, bashkë me delegacionin e tij, me...